Kjo është deklarata e bërë nga shefja e zyrës së arsimit në bashkinë Shkodër Aulida Anamali me 17 gusht të këtij viti lidhur edhe me shkollën e muzikës “Prenk Jakova”.

Por a është e vërtetë kjo deklaratë? Drejtori i shkollës së muzikës Anton Kaftalli tregon të kundërtën duke thënë se askush nga bashkia s’ka qenë për inspektim aty.

Drejtori Kaftalli tregon problemet që ka shkolla e muzikës sa i përket infrastrukturës kur edhe pak do të nisë sezoni i ri shkollor.

Mungesën e klasave dhe problemet në shkollën e muzikës i bën të ditura edhe Umberto Pali, përgjegjësi i degës së pikturës.

Nuk është hera e parë që bashkia Shkodër bën deklarata të tilla në një kohë kur e vërteta është ndryshe. Në fakt këto pamje flasin më shumë se kushdo pavarësisht inspektorëve që ka bashkia Shkodër.

Përveç shkollës së muzikës ka edhe disa shkolla të tjera që kanë probleme të theksuara.