Shkolla e fshatit Samrisht i Vjetër në njësinë Dajç e cila rezultoi e mbyllur në orën 8:00 të mëngjesit është kthyer edhe në një debat mes PD-së dhe drejtorisë rajonale të arsimit.

Deputetja e PD e qarkut Shkodër Izmira Ulqinaku pau nga afër shkollën e Samrishtit duke fajësuar kështu qeverinë dhe duke hedhur akuza.

Drejtori rajonal i arsimit në Shkodër Kadri Ymeri hodhi poshtë këto akuza duke thënë se mësimë është zhvilluar në fshatin Samrisht në një orë më të vonë

sepse është shkollë bartëse ku mësuesit shkojnë jo në orën 8:00 ndërsa nuk përjashtoi faktin se ajo shkollë do të mbyllet.

Në total në shkollat e Shkodrës janë 26 mijë nxënës sipas drejtorisë arsimore që kanë nisur procesin mësimor prej të cilëve 1750 nxënës ulen në banka për herë të parë.