Një aktivitet përmbyllës është organizuar pasditën e së enjtes në shkollën e mesme artistike “Prenkë Jakova” të qytetit të Shkodrës.

Aktiviteti me titull “Gëzuar me tinguj” kishte mbledhur nxënës nga cikli i ulët deri në klasën e 9-të, të cilët kishin pasur mundësi të merrnin në këtë aktivitet edhe miqtë e tyre. Mësuesja e kësaj shkolle Dorina Saraçi flet më shumë rreth këtij aktiviteti.

Ky ishte aktiviteti përmbyllës për këtë vit në shkollën e mesme “Prenkë Jakova” që edhe këtë vit ka organizuar një sërë koncertesh.