Nxënësit e shkollës “Liria” në qytetin e Shkodrës kanë mbledhur në familjet e tyre disa pako me ushqime për t’ia dhuruar fëmijëve të varfër. Edhe pse një komunitet me probleme sociale, familjet e këtyre nxënësve kanë gjetur mundësinë që të dhurojnë për të tjerët.

Mësuesja Mimoza Kola në shkollën “Liria” e cila është marrë me organizimin shprehet se dhurimi i ushqimeve shërben për të ndërgjegjësuar nxënësit.

Ky projekt erdhi në bashkëpunim me organizatën “Shpresë për Botën” e drejtuar nga Alfred Zefi.

Mbledhja e ushqimeve nga fëmijët e shkollave do të vijojë edhe në të ardhmen qoftë për t’i mësuar dhe ndërgjegjësuar ata por edhe për t’i ardhur në ndihmë të tjerëve.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA BILANC LUFTE , 68 TË VRARË NË 2018
Artikulli tjetërVLLAZNIA, ADEMI: SHUMË SHPEJT PËRMBYLLIM PRIVATIZIMIN