Shkolla 9-vjecare “Ndre Mjeda” në qytetin e Shkodrës organizoi sot një aktivitet sensibilizues për ti thënë stop Bullizmit.

Kjo shkollë ëshë një nga 21 shkollat që është përzgjedhur në një projekt 2 vjecare të Bashkimit Europian për të luftuar bullizmin në sistemin arsimor në Shqipëri.

Mësuesja e kësaj shkolle Alida Banushi e cila udhëheq këtë projekt shprehu si shqetësim të madh bullizmin nëpër shkolla ndaj ky vlen si një mesazh se nxënësit e kësaj shkolle përmes këtyre aktiviteteve kanë ndryshuar botëkuptimin e kësaj dukurie.

Banushi tha se ky aktivitet sensibilizues duhet të merret si një mesazh i fortë nga të gjithë nxënësit për ti thënë stop bullizmit nëpër shkolla.

Në kuadër të kësaj dite në këtë shkollë u cel edhe ekspozita me këtë temë me punimet e vete nxënësve, të cilët kishin shkruar edhe nga një mesazh secili në cdo tullumbace.

Gjatë gjithe kesaj jave shkolla “Ndre Mjeda” eshte angazhuar me nje maratone aktivitetesh te cilat kane ne fokus ndergjegejsimin e femijeve , prinderve dhe e komunitetit , kunder bullizmit si nje fenomen i cili nxit gjuhen e urrejtjes dhe firma te tjera te dhunes.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE