PRITET VENDIMI NGA MINISTRY VELIAJ DERI NË VITIN E ARDHSHËM AKADEMIK. Në një kohë ndoshta jo shumë të gjatë shkollat profesionale në qytetin e Shkodrës bashkë me disa prej konvikteve mund të transferohen. Kjo me qëllimin që të ketë një rehabilitim më të mirë të këtyre shkollave dhe konvikteve.

Pak ditë më parë këshilli i bashkisë Shkodër miratoi dhënien e katit të tretë të “Galerisë së Arteve” për “Akademinë e Arteve” në Shkodër. Përpara se të merrej ky vendim ka ekzistuar një tjetër ide që e pohon edhe kryetari i Bashkisë Shkodër Loren Luka që është zhvendosja e “Akademisë së Arteve” tek shkolla e mesme profesionale “Kolë Margjini”

Kjo zhvendosje mund të behët ndoshta vitin e ardhshëm akademik. Përveç kalimit të “Akademisë së Arteve” tek shkolla pyjore, kjo e fundit ka gjasa që të zhvendoset tek shkolla e mesme profesionale në Bushat. Nj tjetër zhvendosje mund të jetë ajo e shkollës se mesme veterinare tek shkolla e mesme profesionale “Arben Broci” ndërsa këto të fundit tek shkolla e rë që është ndërtuar. Jetimët në konviktin e shkollës industriale mund ta lirojnë njëherë e mirë katin e parë dhe të kalojnë tek ai i shkollës veterinare. Vitin e ardhshëm pritet që ministri mirëqënies sociale Erjon Veliaj të marrë një vendim të tillë.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/w8_XLkdSdoc?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]