“Të gjithë e duan Agim Krajkën” do të jetë mbrëmja e cila do të hapë siparin e shfaqjeve për këtë vit në teatrin “Migjeni” që vjen si një bashkëpunim me teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në një konferencë për shtyp kompozitori Agim Krajka falenderon për këtë vlerësim që po i bëhet në Shkodër

Drejtorja e teatrit kombëtar të operas dhe baletit Zana Çela dhe drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka tregojnë detajet e koncertit të së dielës që vjen si nderim ndaj Agim Krajkës.

Agim Krajka ka një karrierë të gjatë muzikore me një numër të madh këngësh të kompozuara nga ana e tij dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare.