Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 12.006 nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 245 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.

Një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se nga sot testimet për COVID-19 mund të bëhen edhe tek QKMF-të.

Zemaj tha se të gjithë mund të testohen për coronavirus, sepse tani ka lejuar që këtë shërbim ta japin edhe nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Gjithë qytetaret mund ta bëjnë testin serologjik në bazë të kushteve dhe kompetencave që i janë dhënë qendrave kryesore familjare. Kriteret për testim janë shkencore, pra ato që i japin profesionistët shëndetësor”, deklaroi Zemaj.