Ka shkuar tashmë mbi 39 milionë, numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën.

Saktësisht, janë infektuar me Covid-19, në mbarë globin  39 372 324 njerëz.

Të vdekurit për shkak të koronavirusit në botë kanë shkuar në 1 105 644 individë.

Kurse, janë shëruar nga Covid-19 në të gjithë globin deri tani, 29 502 800 persona.

SHBA vazhdon të mbajë rekord të personave të infektuar me koronavirus, me 8 230 562 individë, pasuar nga India.

Pas Indisë, më shumë të infektuar ka regjistruar Brazili, Rusia, Spanja, Argjentina, Kolumbia dhe Peruja.