Ka shkuar në 113 numri i viktimave në Liban pas shpërthimit të fuqishëm pasditen e djeshme.

Presidenti i vendit Michel Aoun, u shpreh se autoritetet janë të vendosur për të hetuar sa më shpejt ngjarjen që ndodhi dje, për të gjetur përgjegjësit.

Në mesazhin e tij, përpara mbledhjes me kabinetin, ai theksoi se qeveria ishte “e vendosur të hetojë atë që ndodhi sa më shpejt të jetë e mundur, për të gjetur përgjegjësit dhe personat e papërgjegjshëm në këtë situatë.

Ndërkohë që sipas të dhënave të siguruara nga “Reuters” është urdhëruar arresti shtëpiak për të gjithë zyrtarët të përfshirë në ruajtjen e materialeve që nga viti 2014.