Ka shkuar në 1669 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë. Sipas BBC numri i të infektuarve ka tejkaluar shifrat e 69,000 njerëz globalisht, kryesisht në territorin e Kinës.

Një probleme i madh po shfaqet edhe në anijet që janë kthyer në karantina dhe që vijojnë të mos lejohen të ankorohen. Në karantinën Diamond Princess janë shfaqur 70 raste të reja. Ndërkohë sot SHBA ka dërguar një avion në Japoni për të tërhequr trupat e saj që ndodhen në këtë anije. Po kështu në anije janë të prekur edhe 356 të tjerë.

Kujtojmë se në Evropë shënua ditën e djeshme edhe vdekja e parë nga Koronavirusi. Një turiste kineze vdiq në Franncë.

Provinca Hubei dhe kryeqyteti i saj, Wuhan, ndodhen në karantinë pothuajse të plotë që nga 23 janari. Shkollat, fabrikat dhe zyrat janë mbyllur dhe shumica e linjave të udhëtimit janë ndërprerë.