Ka shkuar në 6 numri i viktimave që janë nxjerrë nga rrënojat në Turqi. Tërmeti i fuqishëm i rënë këtë mbrëmje në Elzaig ka rrënuar dhjetra objekte ndërsa deri më tani janë të paktën 84 persona të plagosur.

Pas tërmetit në Turqi, ndërtesat nisin të marrin flakë.
Ne qytetin Elazig në Turqi, sikur të mos mjaftonte tërmeti, disa godina kanë shpërthyer në flakë. Sipas mediave turke, godinat kanë marrë flakë si pasojë e rrjedhjeve të gazit dhe shkëndijave elektrike pas dëmtimeve të shumta nga lëkundjet.

Siç shihet dhe në videon në fjalë një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në këtë qytet. Ndërkohë sipas njoftimeve zyrtare nga autoritete turke bëhet e ditur se forcat e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për shpëtimin e njerëzve. Deri më tani raportohet për 84 persona të plagosur.

Pamje të trishta vijnë nga qyteti i Elazig në Turqi. Sikur të mos mjaftonte tërmeti, disa godina kanë shpërthyer në flakë. Sipas mediave turke, godinat kanë marrë flakë si pasojë e rrjedhjeve të gazit dhe shkëndijave elektrike pas dëmtimeve të shumta nga lëkundjet.

Siç shihet dhe në videon në fjalë një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në këtë qytet. Ndërkohë sipas njoftimeve zyrtare nga autoritete turke bëhet e ditur se forcat e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për shpëtimin e njerëzve. Deri më tani raportohet për 84 persona të plagosur.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META TAKON PËRFAQËSUES TË BASHKËSISË IZRAELITO-SHQIPTARE
Artikulli tjetërTËRMETI TRAGJIK, ERDOGAN: UROJ MËSHIRË NGA ZOTI PËR VËLLEZËRIT QË HUMBËN JETËN, JEMI NË GATISHMËRI TË PLOTË