30 mjekë të spitalit rajonal të Shkodrës të cilat kanë dalë në pension dhe kanë kontribuar për shumë vite me radhë në shërbim të qytetarëve janë ftuar në një takim për të kaluar disa orë së bashku nga drejtori i spitalit Ardian Dajti. Disa prej tyre janë të lumtur që ritakohen për të diskutuar shumë çështje

Vitet kur këta mjekë punuan në spitalin e Shkodrës ishin të vështira qoftë në kohën e regjimit monist por edhe pas ndryshimit të sistemit. Mjekët tregojnë se kolegët e tyre sot përballen me shumë probleme ndërsa tregojnë se goditja e bluzave të bardha është e pafalshme

Një shqetësim është edhe mungesa e mjekëve specialist ndërsa kanë një mesazh edhe për mjekët e rinj apo ata që aspirojnë të jenë në fushën e mjekësisë

Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës Ardian Dajti, organizator i këtij takimi vlerësoi punën e mjekëve në vite të cilët kanë dalë në pensio

30 mjekët që u ftuan në këtë takim të veçantë janë ndër emrat më të njohur të mjekësisë jo vetëm në Shkodër por edhe rang kombëtar duke dhënë kontributin e tyre për vite me radhë edhe në kohë shumë të vështira në shërbim të qytetarëve.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA NDALON 28-VJEÇARIN E DËNUAR
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 12.05.20419