Reshjet e borës ditët e fundit në Shkodër kanë krijuar probleme herë pas here edhe në aksin nacional Shkodër-Hani Hotit dhe Shkodër-Muriqan, dy pikat që lidhin Shqipërinë me Malin e Zi.

Pavarësisht situatës së rënduar firma Geci sh.p.k e cila ka në mirëmbajtje këto dy akse bashkë me rrugën Ura e Kirit-Mjedë në Shkodër ka vënë në dispozicion të gjitha mjetet dhe punonjësit duke mbajtur të hapur aksin Shkodër-Hani Hotit.

I pranishëm në Shkodër pë të mbikqyrur situatën dhe punën që është bërë ishte edhe zëvendësdrejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho i cili thotë se pavarësisht problematikës nga reshjet e borës situata në rrugët e

Shkodrës që kanë firmat e kontraktuara nga ARRSH ka qenë e kënaqshme.
Gjatë ditës së sotme në aksin Shkodër-Hani Hotit dhe Shkodër-Muriqan të gjitha mjetet mund të kalojnë pa asnjë lloj vështirësie duke qenë se këto dy rrugë të rëndësishme janë të hapura në të gjithë gjatësinë e tyre.