Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, në cilësinë dhe të deleguarit të PS-së në qarkun Shkodër ka marë pjesë në aktivitetet festive

me fëmijët e Spitalit të Pediatrisë në Shkodër dhe më pas fëmijët e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes dhe familjet në nevojë. Ministri Bushati tha se janë rreth 156 familje të cilat vuajnë nga gjakmarrja.

OSHEE prej vitesh tashmë mbështet personat e ngujuar si shkak i gjakmarrjes.

Liljana Luani, mësuesja vullnetare që mëson këta fëmijë, e nominuar edhe për çmimin “Global Teacher Prize” theksoi se vëmendja e qeverisë ndaj këtij fenomeni është shtuar por sërish gjakmarrja gjen zgjidhje vetëm përmes reformës në drejtësi…

Ministri Bushati shpërndau dhurata edhe për rreth 100 fëmijë të familjeve në nevojë e më pas u ndal në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. Dhurata për festat e fundvitit u shpërndanë edhe për fëmijët e Pukës, Fushë Arrëzit dhe Vaut të Dejës.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 27.12.2018
Artikulli tjetërRRITJA E ÇMIMEVE, QYTETARËT E PAKËNAQUR