Suela Qerreti, një 38 vjeçare e divorcuar nga Shkodra që sot do të jetojë në mes të katër rrugëve. Suela bashkë me 2 djemtë e saj 7-vjeçarë, Seldjonin e Eglisin kanë jetuar në një dhomë të vogël mes vështirësive të shumta ekonomike.

Puna me kohë të plotë për 38 vjecaren është e pamundur, për shkak të problemeve shëndetësore të dy fëmijëve të saj. Deri më tani organizatat i kanë mbuluar qeranë ndërsa që nga sot kjo nuk është e mundur më duke bërë që Suela të dorëzojë çelësat e banesës në të cilën ka strehuar 2 djemtë e saj të mitur pasi pronari i kërkon qeranë.

Suela Qerreti shprehet se babai i fëmijëve nuk kujdeset për djemtë gjatë kohës që ato vijnë nga shkolla, ose gjatë fundjavave. Ajo bën me dije se arsyeja e vetme që nuk mund të angazhohet në punë me kohë të plotë është se nuk ka një njeri që të mund të kujdeset për fëmijët e saj.

Nëna e dy djemve, mes lotësh bën apel që ta ndihmojnë sado pak atë me sigurimin e një shtëpije me qera të përballueshme për të.

Burime pranë qendrës komunitare nr 5 të Bashkisë Shkodër thonë se Suela Qerretit dhe dy djemve të saj i është siguruar qeraja e shtëpisë 2 muaj nga bashkia dhe 2 muaj të tjerë nga

Organizata Hapat e Lehtë por nga sot kjo nuk është e mundur më duke bërë që 38 vjeçarja dhe dy djemtë e saj të mbesin në udhëkryq.