Një aksident ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Ura e Bardhajve-Postribë , në vendin e quajtur “Stom” në afërsi të fshatit Hot i Ri. Aksidenti u regjistrua rreth orës 19.30 ku në të u përfshinë një makinë tip benz dhe një karrocë me kalë.

Mësohet se drejtuesi i automjetit tip Benz shtetasi A. Shkami nga fshati Hot po udhëtonte në drejtim të Shkodrës kur në atë moment është përplasur me karrocën duke e ndeshur në pjesën e pasme të saj.

Në karrocë ndodhej shtetasi Pëllumb Shelna i moshës rreth 55-vjec me banim në fshatin Grudë i cili po lëvizte në drejtim të shtëpisë së tij. 55 vjecari është goditur fuqishëm nga automjeti tip benz dhe si pasojë ka pësuar dëmtime të rënda.

Ai është trasnportuar menjëherë për në spitalin e Shkodrës dhe sipas bluzave të bardha shtetasi Pëllumb Shelna ndodhet jashtë rrezikut. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë teksa grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aksidenti i ndodhur ritkthen sërish frikën tek kalimtarët si pasojë e mungesë së ndricimit në aksin nga Ura e Bardhjave Postribë. Edhe pse një ndër investimet më të reja në qarkun e shkodrës kjo rrugë gati 5 km e gjatë ndodhet në errësirë të plotë ,

ndërkohë problemi në fjalë është trajtuar disa herë në media por sërish k yaks vijon të jetë në errësirë.

Artikulli paraprakSHKODËR, STUHIA DËMTOI MASIVIN PYJOR NË TARABOSH
Artikulli tjetërKAPEN 84 KG DROGË, TRANSPORTI PËRMES LIQENIT TË SHKODRËS