Vetëm përgjatë këtij viti Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka parashikuar një sërë investimesh në qarkun e Shkodrës.

Koordinatori i Zyrës së Shërbimit numër 4 ,pranë Drejtorisë Rajonale të OSHEE, Elvis Murati thotë se të gjitha këto investime garantojnë cilësi në furnizmim më të mirë me energji për qytetarët, ku në fokus të investimeve janë fshatrat e njësisive administrative , pa përjashtuar zonat turistike

Investimet parashikohen të nisin shumë shpejt dhe mendohet se do të realizohen brenda këtij viti

Murati sqaroi se në disa zona do të vendosen transformatorë të rinj, si dhe pajisje moderne për kabinat. Investimet në rrjetin energjetik do të sjellin kufizim të energjisë në disa zona deri në përfundimin këtyre projekteve të parashikuara

PUBLICITET