Instalimi i numrit të madh të paneleve diellore dhe turbinave me erë në shkretëtirën e Saharasë do të kishte një ndikim të madh tek reshjet, bimësia dhe temperaturat, thonë studiuesit.

Ata zbuluan se veprimet e turbinave të erës do të dyfishonin sasinë e shiut që do të binte në rajon.

Panelet diellore kanë një ndikim të ngjashëm edhe pse veprojnë në mënyrë të ndryshme.
Autorët thonë se puna e tyre përforcon pikëpamjen se energjia e rinovueshme mund të transformojnë rajonin e Saharasë.

Shkencëtarët modeluan se çfarë do të ndodhte nëse 9 milionë km katrorë të shkretëtirës Sahara do të mbuloheshin me panele dhe turbina për të përfituar energjinë e rinovueshme.

Sipas llogaritjeve të autorëve, një instalim masiv në shkretëtirë do të gjeneronte më shumë se katër herë energji se sa bota përdor aktualisht çdo vit.

“Rezultatet tona të modelit tregojnë se fermat diellore dhe të erës në shkallë të gjerë në Sahara do të dyfishonin reshjet dhe si rezultat, pjesa e bimësisë rritet me rreth 20%”, tha Dr Yan Li, autor i studimit nga Universiteti i Illinois, SHBA.

Në Sahel, rajoni gjysmë i thatë që shtrihet në jug të Saharës, reshjet mesatare u rritën 1.12 mm në ditë ku turbinat e erës u vendosën, sipas studimit.