Nuk do të quhet më drejtoria rajonale e bujqësisë por Agjencia e Seksionit Bujqësor. Tashmë ky ndryshim për të shkrirë 13 drejtoritë rajonale duke i lënë vetëm në 4 të tilla ka hyrë në fuqi.

Drejtori i kësaj agjencie në Shkodër Mustafa Kraja tregon se Shkodrës i janë bashkuar edhe Lezha dhe Kukësi.

Me këtë ndryshim drejtoria e veterinarisë po ashtu do të jetë veçmas dhe tashmë do të quhet Agjencia e Shërbimit Blegtoral dhe për momentin drejtor i komanduar në Shkodër është ish-kryeveterineri Selim Kraja.

Këto ndryshime shprehet drejtori Kraja duke shkrirë drejtoritë rajonale të bujqësisë dhe duke kaluar veçmas shërbimin veterinar do ndikojnë pozitvisht.

Pavarësisht se Lezha dhe Kukësi i janë bashkua drejtorive të Shkodrës si tek bujqësia por edhe veterinaria, sërish ata do të kenë seksionet e tyre në Lezhë dhe Kukës por firma dhe vulat i kanë drejtorët në Shkodër.