Shkrimtarja amerikane Daniel Steel ishte në një periudhë kohe një nga emrat më të dëgjuar të letërsisë.

Emri i saj përmendej në Amerikë në prodhime kinematografike e seriale të kohës, gjendej gjithandej në shtypin e përditshëm dhe titujt e librave zinin njëri-tjetrin.

Librat e autores Steel kanë qëndruar në krye të listës si librat më të shitur në Amerikë, për plot 381 javë, njëra pas tjetrës! Për këtë arsye, në vitin 1989, librat e saj kanë hyrë në librin Gines.

Shkrimtarja amerikane është ndër autoret më prodhimtare në kohën e sotme, që prej 3 dekadash, pavarësisht që kritika letrare s’e ka përfshirë ndonjëherë në emrat cilësorë të letërsisë amerikane apo edhe asaj botërore.

Ajo ka shkruar mesatarisht nga një libër në vit, një pjesë e të cilave janë bërë edhe filma.

Duke qenë vazhdimisht “bestseller’, Steel është edhe shkrimtar ja e dytë e gjallë më e pasur në botë, pas amerikanes tjetër J.K.Rowling, autores së serisë “Harry Potter”.

Në fillim të vitit 2018, pasuria e saj llogaritej në rreth 1 miliard e 300 milionë dollarë. Ndërkohë, rekordin e shitjeve të librave të të gjithë kohërave e mban ende Agata Kristi dhe Shekspiri.

Artikulli paraprakARRESTOHET 28-VJEÇARI, TENTOI TË PËRDHUNOJË NJE VAJZË TE RE
Artikulli tjetërVRAU 24 VJEÇARIN,18 VITE BURG SHQIPTARIT