Anëtari më i ri i partisë socialiste në Shkodër, aktori dhe regjizori Bruno Shllaku që mori teserën nga kreu i PS njëkohësh kryeministër Edi Rama ka treguar arsyet e këtij vendimi teksa thotë se është penguar dhe diskriminuar në gjithë këto vite në teatrin “Migjeni” nga pala tjetër politike.

Shllaku tregon edhe një episod me Sulejman Bushatin, sekretarin e parë të partisë së punës të asaj kohe dhe babai i ministrit të jashtëm Ditmir Bushati i cili i ka mundësuar rolin e Palit tek drama “Gjaku i Arbrit”. Nëse diskriminimi vazhdon për shkak të anëtarësimit të tij në PS atëherë aktori Shllaku shprehet se do gjejë seli të tjera teatrore. Një shqetësim tronditës e ka edhe për teatrin “Migjeni” dhe hyrja e tij në politikë lidhet edhe me shpëtimin e atij institucioni. Aktori dhe regjisori Bruno Shllaku gjatë fushatës elektorale të 2015-ës mbështeti kandidaten e PS për bashkinë Shkodër Keti Bazhdari dhe tashmë nga 15 marsi është edhe anëtar i kësaj partie.

Artikulli paraprakDEKLARATA E RAMËS PËR INVESTIME NË SHKODËR, ADEMI: PA KOMENT!
Artikulli tjetërNAMIK KOPLIKU NË TONIGHT STAR PLUS: JAM PËR STATUTIN