Një shqiptar nga Kosova me detyrë punonjës policie në këtë ka mundur të shpëtojë nga mbytja një të ri që rrezikohej në bregdetin e Tales në Lezhë.

Anton Cena, është emri i shpëtimtari i të riut që u rrezikua të mbytej ndërsa lahej në ujerat e detit të Tales, duke sjellë në vëmendje problematikën më vrojtuesit e detit edhe në këtë zonë turistike.

Pasi është siguruar për jetën e të riut që iu rrezikua jeta ndërsa lahej në det, Cena përmes një postimi në Facebook ka shkruar se djalin e kishte parë duke u mbytur në det dhe menjëherë ka ndërhyrë duke e nxjerrë në breg dhe duke i dhënë ndihmën e parë.

Polici që ndodhej rastësisht për pushime në bregdetin e Tales ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Nëpërmjet rrjetit social, Anton Cena shkruan:

Duke lexu në plazhin e Tales dëgjova që dikush kërkonte ndihmë, hedha shikimin në det dhe pashë një të ri duke u mbytur, vrapova deri te uji dhe hedha në ujë, e tërhoqa buzë detit ja nxora ujin nga stomaku dhe e barta në ulse, ja qetësova frymarrjen, kontrollova pulsin dhe e drejtova për në spitalin e Lezhes.