Shkodra është qyteti nga ku nisi rrethi i 76-të çiklistik i Shqipërisë me pjesëmarrjen e 12 ekipeve të huaja përveç kombëtares shqiptare.

Gara e parë u zhvillua në itinerarin Shkodër-Reps-Shkodër ndërsa fitues u shpall çiklisti i kombëtares shqiptare Ylber Sefa që njëkohësh mori edhe fanelën e verdhë që shpreson ta mbajë për katër ditë me radhë deri në fund të këtij aktiviteti

Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit Skender Anxhaku po ashtu është optimist për kombëtare shqiptare pavarësisht se kuqezinjtë kanë një përbërje çiklistësh të rinj përveç emrave me eksperience

Tashmë do të jetë edhe 3 ditë të tjera të rrethit çiklistik të Shqipërisë ku Ylber Sefa dhe pjesa tjetër e kombëtares shqiptare synojnë një renditje sa më të mirë.