Autoritetet gjermane kanë ndaluar një shofer, i cili po voziste me një veturë “Porsche”, të veshur me ngjyrë ari në Berlin.

Morgenpost i Hamburgut ka njoftuar se policia kishte porositur shoferin 31-vjeçar, që t’i hiqte veturës mbështjellësen e arit, sepse shkëlqimi i saj pengonte shikimin drejtuesve të tjerë dhe kjo sipas tyre, paraqiste rrezik në komunikacion.

Pavarësisht porosive, shoferi 31-vjeçar nuk pranoi të largonte ngjyrën, veprim ky që i kushtoi marrjen e c çelësave, dokumenteve si dhe targën e makinës.