Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në autostradën Tiranë –Durrës, ndërsa shkaktari i dyshuar është një shtetas arab.Policia bën të ditur se viktima ende nuk është identifikuar .

Njoftimi i Policisë
Më datë 06. 07. 2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të huaj arab A. A., 24 vjeç, pasi rreth orës 21:00,

në autostradën Tiranë – Durrës ka aksidentuar me pasojë për jetën një person të gjinisë mashkull të paidentifikuar. Nenet 273 dhe 290/3 të Kodit Penal.