Një aksident ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë, ku një Benz është përplasur me një Peugeot.

Drejtuesi i Benzit ka humbur ndjenjat gjatë drejtimit të automjetit dhe ka goditur nga pas një Peugeot.

Si rrjedhim drejtuesi i Benzit është çuar me shpejtësi në spital për trajtim.