Një shofer autoambulance është arrestuar nga policia e Tiranës pasi duke drejtuar makinën në gjendje të dehur është përplasur me tre automjete të tjera.

Policia sqaron se ngjarja ka nodhur ditën e djeshme, 7 dhjetor në në zonën e “Kodrës së Diellit”, ku shtetasi Islam Alla, 47 vjeç, banues në Tiranë duke drejtuar autoambulancën i dehur është përplasur me tre makina, fatmirësisht pa pasoja dhe dëme në njerëz. “Policia Rrugore i ka bërë drejtuesit të autoambulancës testin e alkoolit me aparat Dragger, ku ka rezultuar se Islam Alla, drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 1.00mg/l. Gjithashtu janë kryer veprimet e nevojshme administrative dhe përpiluar dokumentacionet për siguracion për zhdëmtimin e tre mjeteve të përplasura nga ky drejtues mjeti” Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.