Një aksident rrugor është regjistruar në kryeqytet mbrëmjen e të dielës (16 shtator 2018). Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”, ku një makinë ka përplasur një automjet.

Drejtuesi i automjetit nuk njoftoi policinë për aksidentin, por u largua nga vendi i aksidentit duke mos i dhënë ndihmë të dëmtuarit.

Megjithatë policia është sinjalizuar menjëherë nga një qytetar për aksidentin.

“Falë telefonatës në kohë dhe rregjistrimit të ngjarjes nga kamera e bordit të një automjeti, Policia Rrugore e kryeqytetit u vu menjëherë në ndjekje të tij. E ndaluan dhe konstatuan se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur në masën 0.83 mg/l”.

Drejtuesi i mjetit A.N. 37-vjeç, u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur si dhe iu pezullua leja e drejtimit për mosdhënie ndihme të të dëmtuarit dhe largim nga vendi i aksidentit.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE