31-vjeçari Shkëlzen Qordja, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm në garazhin e Gardës së Republikës, mësohet të ketë qenë më herët shofer i Engjëll Agaçit, sekretar i përgjithshëm i kryeministrit.

Por, më vonë në vend të Shkëlzen Qordjes, shofer personal i Agaçit u vendos i vëllai, Ermal Qordja (dhe ky efektiv i Gardës), ndërsa Shkëlzeni kaloi te Ministria e Brendshme, shofer i ministrit Fatmir Xhafaj.

Ngjarja ka tronditur familjarët e viktimës dhe jo vetëm. Ndërkaq, nga një kërkim në profilin e tij në “Facebook”, rezulton se Qordja ka qenë një ndjekës i futbollit dhe se ishte tifoz i Tiranës dhe Bajernit. Në statuset e 31- vjeçarit ka edhe shprehje filozofike dhe herëherë shfaqet konfuz.

‘Kshu jam unë, këtë pamje kam, llogjikoj si s’llogjikoj, ndje si ndjej, dashuroj si dashuroj, jam një lëmsh! Më pranoni ose largohuni…

Vetëm mos u mundoni të më bëni të ndihem ‘jo njeri’ dhe mos u mundoni të më ndryshoni, sepse nuk ndryshoj kurrë! Vetëm e vetëm se nuk përputhem me ju!”, shkruante dy vite më parë.

Ndërsa në një status tjetër shkruante:
“Kam mësuar se nuk kalohet jeta duke dhënë shpjegime, pasi miqtë e tu nuk kanë nevojë për to, armiqtë nuk të besojnë, ndërsa budallenjtë nuk të kuptojnë”.

Artikulli paraprakFAMILJA KËRKON NDIHMË PËR GJETJEN E TË MOSHUARIT
Artikulli tjetërHUMB JETËN TURISTI NGA ZVICRA