Një drejtues makine, pa patentë, përveçse problemeve shëndetësore, i ka hapur vetes edhe probleme me drejtësinë, pas një aksidenti, ku u përplas më një shtyllë.

Sipas Policisë vendore të Lezhës, mësohet se K. M., 20 vjeç, banues në Fushë Kuqe, pasi në aksin rrugor Laç – Laguna e Patokut, duke drejtuar mjetin “Fiat”, pa leje drejtimi, është përplasur me një shtyllë elektrike,

për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi mjetit dhe shtylla elektrike. K. M., u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 28. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin K. M., vjeç 20, banues në Fushë Kuqe,

pasi në aksin rrugor Laç – Laguna e Patokut, duke drejtuar mjetin “Fiat”, pa leje drejtimi, është përplasur me një shtyllë elektrike, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi mjetit dhe shtylla elektrike. Shtetasi K. M., u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290/1, 291 e 161 të Kodit Penal.