Shoqata atdhetare “Dukagjini” ka konfirmuar në krye të saj si kryetar Ndue Sanaj i cili e mbante edhe më përpara këtë post ndërsa nënkryetar u zgjodh Agron Hasanaj. Gjatë fjalës së tij kryetari Sanaj duke prekur disa problematike u shpreh kundër fenomenit të gjakmarrjes.

Sanaj foli edhe për shkollën në lagjen “Mark Lula” duke kritikuar këshillin bashkiak të Shkodrës që nuk i vendosi asaj shkolle emrin “Kolë Prela”. Ndër të tjera Sanaj shprehu mirënjohje për titujt e dhënë nga Presidenca për disa emra të shquar.

Në total gjatë punës së saj shoqata atdhetare “Dukagjini” ka dhënë 550 tituj mirënjohjeje mes të cilëve 60 janë për femra. Nga ana tjetër kreu Ndue Sanaj kërkoi që edhe vetë shoqata por edhe komuniteti i Dukagjinit të ndryshojë duke këshilluar që të shkohet drejt mentalitetit europian.

Artikulli paraprakFESTA E ZOJËS SË SHKODRËS, LUTJE GJATË PROCESIONIT
Artikulli tjetërPD SHKODËR, GARË E FORTË NË GRUPSEKSIONE, DALIN FITUESIT