YLLI: SHANSE PUNËSIMI PËR 15 PERSONAT E KËTIJ TAKIMI.Shoqata e Blegtorëve LEA në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të bujqësisë dhe mbështetjen e USAID kanë organizuar trajnimin me temë “Mundësi Punësimi për të rinjtë në zonat rurale”.

Drejtorja ekzekutive e shoqatës së blegtorëve Valbona Ylli thotë se ky trajnim i jep mundësi për punësim të rinjve në fushën e bujqësisë.Sa i përket interesimit, duke qenë se shpesh herë të rinjtë nuk kanë preferuar bujqësinë, drejtorja Ylli pranon këtë fakt por thotë se ky interesim ka nisur të rritet.Shkollat profesionale që përgatisin të rinjtë për bujqësinë duhet të heqin dorë vetëm nga mësimet teorike dhe ti mundësojnë nxënësve që të prekin terrenin.Të ftuar në këtë trajnim të shoqatës së blegtorëve ishin specialist të bujqësisë që dhanë eksperiencat e tyre për të rinjtë.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/c7hkobhEP8s?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]