Shoqata e gjuetarëve “Jakup Bajri” në Shkodër ka zhvilluar një takim me drejtuesit e shoqatave të veriut për shkak të një problematike që kohët e fundit ka ardhur duke u shtuar si shkak i gjuetisë së paligjshme.

Pavarësisht se ligji për gjuetinë ende nuk ka kaluar nën Parlament kreu i shoqatës Zyhdi Mustafa kërkoi që të paktën anëtarët e shoqatës të vazhdojnë respektimin e moratoriumit që ndalon gjuetinë e paligjshme.

Dy kryetarët e shoqatave të gjuetarëve në Malësi të Madhe dhe Pukë deklaruan se gjuetia e paligjshme vazhdon pa ndërprerje dhe se as policia,

as inspektoriati i mjedisit dhe askush tjetër s’po ndalon masakrën mjedisore edhe pse është në fuqi moratoriumi kundër gjuetisë.

Edhe më përpara shoqata e gjuetarëve ka shprehur këto shqetësime sa i përket gjuetisë të paligjshme por deri më tani nuk janë marrë masat e duhura për ta ndaluar përfundimisht këtë fenomen që sjell dëmë të mëdha për mjedisin.

Artikulli paraprakBLLOKOHET NGRITJA E KLP-S, PROKURORËT NUK KANDIDOJNË, ARTA MARKU RIHAP GARËN
Artikulli tjetërBUXHETIMI, ADEMI TAKIM MË GRATË NË SHKODËR