Të gjitha organizatat e shoqërisë civile që operojnë në qytetin e Shkodrës kanë patur mundësi këtë të hënë të informohën mbi kriteret që ofron projekti “sesionet informuese” i mbështetur nga Bashkimi Europian në bashkëpunim me organizatën World Vision.

Ky projekt synon dhënien e potencialit me qëllim të qartësimit të shqetësimeve dhe përgatitjen e aplikantëve potencialë për të përcaktuar nëse ka një përshtatje strategjike midis organizatave të tyre.

Ndërkohë organizatat që do të përfshihën në këtë projekt do të përfitojnë dhe fonde buxhetore.

Interesi kryesor kombëtar dhe strategjik i republikës së shqipërisë është antarësimi në be por kriteret anëtarësimit kërkojnë stabilitetin e intistucioneve që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës,

zbatimin e parimeve demokratike dhe të drejtat e njeriut.
Projekti sesionet informuese zgjat 36 muaj .

Qëllimi kryesor është bashkëpunimi mes njerëzve , që është një forcë që ndërton ura komunikimi por dhe shkatërron mure pengesash.

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, DITA E SHKOPIT TË BARDHË
Artikulli tjetërSTUDENTËT: “ARSIMOHEMI TË NDRYSHOJMË KËTË VEND”