Pas krimit tragjik në qytetin e Vlorës, ku nënë e bir, 73-vjeçarja Salke Hoxhallari dhe 43 vjeçari, Olsi Hoxhallari, u gjetën të djegur brenda në banesë, policia ka shoqëruar kunatën, nusen e vëllait të viktimës. Ekspertiza ka përcaktuar se në trupat e viktimave ka shenja dhune, si çarje në kafkën e Olsi Hoxhallarit dhe prerje në fytin e Salke Hoxhllari.

Në momentin kur policia i ka kërkuar të shoqërohej në komisariat për t’u marrë në pyetje gruaja ka bërë rezistencë.

Ajo u është drejtuar bluve se nuk e ka bërë ajo krimin si dhe s’kishte ku të linte fëmijët që t’i ndiqte ata.

“Nuk i kam vrarë unë, s’kam bërë as turpe e asgjë. Po fëmijët ku t’i lë unë?”, dëgjohet gruaja teksa u drejtohet policëve.

Një prej policeve femra i përgjigjet kunatës që po shoqërohej për t’u marrë në pyetje se do të sqarohej gjithçka në polici.

Artikulli paraprakKRYEMADHI NË FIER:27 JANARI PROTESTA MË E MADHE NË HISTORI
Artikulli tjetër“SHIRAT E DIMRIT DERDHIN INERTE NË VELIPOJË”