Kombëtaret e 19-të dhe 17 vjeçarëve kanë njohur kundërshtarët për raundin kualifikues të Europianit.

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka vënë përballë djemve që tashmë drejtohen nga Nevil Dede fqinjët e Greqisë, Islandën kundërshtarin edhe të Kombëtares së madhe dhe Belgjikën ku kjo e fundit është vendi organizator.

Ndeshjet e grupit 4 ku bën pjesë edhe Shqipëria do luhen në Belgjikë në datat 13-19 nëntor të vitit të ardhshëm. Ndërsa Kosova e grupmoshës U-19 është shortuar në grupin 5 ku do të përballet me Rusinë, Polonië dhe Uellsin.

Gjithsej ndodhen 13 grupe me nga 4 skuadra. 2 ekipet e para kalojnë në “Elite Round”, ndërsa kualifikohen edhe 4 vendet e treta më të mira.

Ndërkaq Portugalia, Ukraina dhe Gjeorgjia janë rivalët në kualifikueset e Europianit për Shqipërinë U-17 që drejtohet nga shkodrani Elvin Beqiri.

17 vjeçarët shqiptar ndeshjet e grupit të 8 ku bëjnë pjesë do t’i luajnë në Portugali në datat 13-19 nëntor të vitit 2019. Edhe për këtë grupmoshë kualifikohen në “Elite Round” dy të parat nga çdo grup dhe 4 të tretat më të mira.