CITY – BARCELONA, PSG- CHELSI, REAL  E JUVE FAVORIZOHEN. Në Nyon të Zvicrës wshtw hedhur shorti i 1/8 së finale së Ligës së Kampionëve. Shtëpia e futbollit europian mikëpriti ceremoninë e hedhjes së shortit.

Takimet e para do të luhen në dt 17 dhe 18 shkurt. Man.City-Barcelona, Juventus-B.Dortmund dhe PSG-Chelsea ishin tre supersfidat që rezervuan goglat. “Qytetarët” e Anglisë janë sërish të pafat, duke gjetur përballë një nga kundërshtarët më të fortë, Barcelonën e Luis Enrique. Për italianët e vetëm në këtë fazë, Juventusin, Dortmundi është një kundërshtarë i pranishëm, duke iu referuar formës jo të mirë që po kalojnë verdhezinjtë e Kloop, por kujdes pasi në Champions, Dortmund është ende një ekip i frikshëm. Një përballje që është e vështirë të përcaktosh favoritin mund të cilësohet ajo ndërmjet PSG dhe Chelsea. Dëshira e Mourinho-s u bë realitet: “të notojë mes peshkaqenve”, Francëzet mund ta gëzojnë një status të tillë. Goglat rezervuan dhe një “dopjete” Gjermane-Spanjolle. Kampionët në fuqi Real Madrid do të përballën me Shalke 04, një skuadër modestë në krahasim më potencialin që kanë “galaktikët” e Ancelloti-t. B.Leverkusen-Atletico Madrid është sfida tjeter ndërmjet dy prej shteteve më të përfaqësuar në Champions vitet e fundit. Buzeqësh Bayern Munchen teksa përballë do të ketë Shaktar Donetsk. Arsenal-Monaco dhe Basel-Port kompletojnë fazën e 1/8. Takimet e para do të zhvillohen më 17-18 shkurt 2015.