Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve shpallen në kërkim për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuhetisë sportive”

, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, dhe “Kultivim të bimëve narkotike” në bashkëpunim, 2 shtetasit: •M.M, 59 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër. •K.M, 21 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, në pronën e këtyre shtetasve në fshatin Ças, Velipojë u gjet një parcelë në të cilën ishin të mbjella 750 (shtatëqind e pesëdhjetë) rrënjë bimë narkotike e dyshuar Cannabis – Sattiva të cilat u asgjesuan me anë të djegies. Gjithashtu gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: -Një armë gjahu <çifte>, pa leje -Një qese me 6 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis – Sattiva Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale parashikuar nga nenet 280/1, 283/1, 284/1 e 25 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakÇFARË DIHET DERI MË TASH PËR SULMIN NË NICË TË FRANCËS
Artikulli tjetërSULMET NË NICE/RJETET SOCIALE JO VETËM SOLIDARITET, POR EDHE NDIHMË