Ministria e Arsimit ka shpallur datën e fillimit të procesit mësimor në Universitet. Viti Akademik 2019-2020 do të fillojë javën e tretë të muajit tetor, konkretisht me 14 tetor.

Ndërsa me datë 19 shtator rihapet sërish portali me formularin A3, ku do të kenë mundësi të aplikojnë maturantët që nuk janë regjistruar në fazën e parë si dhe maturantët që kaluan më sukses provimet e vjeshtës.

Sipas përllogaritjeve të Ministrisë pritet që deri në datën 14 tetor të ketë përfunduar regjistrimi në Universitetet në të treja raundet. Sipas Drejtorit Të Rrjetit Akademik, degët më të preferuara nga maturantët këtë vit janë shkencat ekonomike ku 70% e maturantëve i kanë përzgjedhur, duke vijuar me shkencat mjekësore. Po ashtu dega e mësuesisë mbetet e preferuar nga maturantët, pavarësisht rritjes së mesatares në 7.5.

Një vit më parë viti Akademik filloi me 15 tetor. Ndërsa për sa u përket gjimnazeve dhe shkollave fillore 16 shatori shënon ditën e parë të shkollës.

Artikulli paraprakTJETËR REKORD I ZI, SHQIPËRIA DHE MAQEDONIA E VERIUT ME PAGAT MË TË ULËTA NË RAJON
Artikulli tjetërI DËBUAR NË DY SHTETE DHE ME TRE IDENTITETE, PD KËRKON VERIFIKIM PER MARK BABANIN