LOGU I BJESHKËVE VAZHDON TRADITËN E KELMENDIT.
Qafa e Predelecit ishte per te shumtin vit radhazi mikpritese e Miss Bjeshkes, aktivitetit tradicional te organizuar nga Komuna e Kelmendit.

Ne kete spektakel mes malesh, pervec publikut te shumte, kishte edhe njerez te politikes, deputete, dhe te tjera personalitete te jetes publike te Qarkut Shkoder e me gjere.Mes te ftuarve te shumte ishte edhe ambasadorja e Republikes Ceke ne Tirane, kryetari I Keshillit te Qarkut Shkoder, perfaqesues te Fondit Shqiptar te Zhvillimit qe kane ndihmuar ne financimin e ketij aktivieteti etj.Ne fjalen pershendetese, kryetari I Komunes Kelmend, Gjeto Dukaj, evidentoi vlerat e tradites se Logut te Bjeshkeve me fjale te zjarrta: Logu I Bjeshkeve ishte zgjedhur nga Keshilli I komunes Kelmend per te nderuar me titullin Qytetar Nderi I Kelemendit ish-deputetin Gjoka Uljdedaj, si dhe me titullin Mirenjohja e Komunes, aktivisten Dila Vaçaj.Spektakli nisi me sfilaten e vajzave malesore, te cilat ishin te ardhura nga te gjitha viset e Malesise, perfshi edhe trojet shqiptare jashte kufijve shteterore, si Plava, Gucia etj.Pjese e Logut te Bjeshkeve ishin edhe grupe te shumta folklorike te zones se Malesise, si dhe te ftuar te tjere, te cilet sollen para publikut te shumte jo vetem traditen atdhetare te percjelle me kenge e valle, por edhe nota humori.Pas disa sfilatave te vajzave, ne fund, juria zgjodhi vajzen fituese te Logut te Bjeshkeve 2014: Po ashtu, u dhe edhe cmimi I dyte per Azemina Gjokajn, si dhe cmimi I trete per Esmeralda Pepushajn.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”300″ src=”//www.youtube.com/embed/cw2KY2QLug0?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]