Polica e Tiranës ka vijuar aksionet për ndalimin e personave që drejtojnë automjetet në gjendje të dehur ose më shpejtësi.
“Në të gjitha rrugët të Tiranës. Policia Rrugore, vijon kontrollet me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur,

duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës. Pak momente me parë 36 vjecari A. M, u arrestua pasi u konstatua me Drager duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l testi i pare dhe 0.68 mg/l. 3 drejtues te tjere u arrestuan mbremjen e djeshme dhe oret e para te mengjezit te dites se shtune si dhe u pezulluan 13 Leje

Drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit. Alkooli ne timon sjell shume probleme. Mos drejto mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por përdorn mjetet e transportit publik.”, thuhet në njoftimin në ‘Facebook’ të policisë.

“Vijojne kontrollet pergjate fundjaves nga Policia Rrugore e Tiranes per rritjen e parametrave te sigurise rrugore. 23 vjeçarja nga Tirana me 154 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar ne nje largesi prej 436.6 metra.

Gjate dy neteve ne oret e vona te nates ne harkun kohore 21.00 – 01.00 jane konstatuar raste te shumta te shpejtësisë deri ne dy fish mbi limitet.

E nga keto raste perqindja e drejtuesve meshkuj dhe drejtueseve femra ishte pothuaj e barabarte. Shpejtesi qe varionin nga 140 km/h deri ne 178 km/h. Per gjate dy neteve 39 leje drejtimi te pezulluara”, thotë njoftimi.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE