KRYETARI I KOMUNËS PRISHTINË, PËRZGJIDHET MË I MIRI I QEVERISJES LOKALE.Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është zgjedhur kryetari më i mirë i një qeverie lokale në botë për muajin janar të këtij viti.Këtë e ka bërë ueb-faqja e njohur “Citymayors”, e cila në rubrikën e saj “Kryetari i Muajit”

për këtë muaj e ka zgjedhur Ahmetin.“Zgjidhja e Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës ishte një ndryshim i madh. Ahmeti e ka rrëzuar nga pushteti një prej liderëve më të mëdhenj të Kosovës, partia e të cilit kishte udhëhequr 14 vite pas luftës. Ahmeti e përfaqëson Vetëvendosjen, një parti politike e formuar në vitin 2005”, shkruan ndër të tjera “CityMayor”.