Ministria e Kulturës ka shpallur çmimet kombëtare të Letërsisë për vitin 2018. Juria e përbërë nga Brikena Çabej, Dhurata Shehri, Visar Zhiti, Riza Braholli dhe e kryesuar nga Alda Bardhyli kanë vlerësuar me çmimin kombëtare në “Eseistikë” shkrimtarin Ismail Kadare me romanin “Kur sunduesit grinden”.

Mimoza Hafizi me “Pika trëndafil” ka triumfuar mes tre kandidatëve, duke u vlerësuar me çmimin për Letërsinë për fëmijë. Sa i përket vëllimin poetik më të mirë për vitin 2018 u vlerësua Havzi Nela me “Vepra poetike e plotë”, e ndërsa për përkthimin më të mirë Luan Topçiu me librin “Linda Maria Baros – “Shtëpia me brisqe rroje”. Ndërkohë është vlerësuar me çmim për “Tregimin më të mirë” dhe “Për vajzat nga Parisi” shkruar Roland Gjoza.

Në kategorinë e fituesve është renditur edhe Enkel Demi, me pseudonimin “Tom Kuka”. “Gurët e Vetmisë” ka fituar çmimin e romanit më të mirë.
Kjo ceremoni e shpërndarjes së çmimeve ishte parashikuar që të zhvilloheshin në nëntor të 2019, por për shkak të tërmeti u shty, për t’u shpërndarë në janar.

Lista e fituesve
Çmimi i Letërsisë për fëmijë 2018
Mimoza Hafizi me librin “Pika trëndafili”
Tregimi më i mirë 2018
Roland Gjoza me “Për vajzat nga Parisi”
Përkthimi më i mirë 2018
Luan Topçiu me “Shtëpia me brisqe rroje”
Vëllimi poetik më i mirë 2018
Havzi Nela me “Vepra poetike e plotë”
Çmimi “Eseistikë”
Ismail Kadare me “Kur sunduesit grinden”
Romani më i mirë 2018
Enkel Demi (Tom Kuka) me “Gurët e Vetmisë”

Artikulli paraprakTËRMETI, MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON DATAT PËR ZËVENDËSIMIN E MËSIMIT NË SHKOLLA
Artikulli tjetërI GRABISIN TARGËN 11 MIJË FRANGA, SHPËRBLIMI PREJ 1000 FRANGASH FUT NË KURTH HAJDUTIN