Këtë të premte në Njësinë Postribë të qytetit të Shkodrës janë shpërndarë pako ushqimore për 15 familje në nevojë.

Kjo nismë u financua nga “Shoqata Kulturore Atdhetare Postriba” me president Rruzhdia Hasa, në bashkësëpunim me shoqatën “Fëmijët jetim të ushtarakëve brenda dhe jashtë vendit” me në krye drejtoreshën ekzekutive Marjeta Karaj si dhe me mbështetjen e Ambasadores së Paqes, Farida Ramadani.

Kaktivitet human përveçse zbut sadopak nevojat e këtyre personave , vjen si mbështetje dhe për fëmijet jetim të policëve të vrarë në krye të detyrës të cilët kërkojnë një vëmendje të veqantë nga shteti Shqiptar.

Më tej kryetari i shoqatës kulturore Atdhetare Postriba Rruzhdi Hasa tha se solidariteyi i treguar për familjet në nevojë është i mirëseardhur dhë zgjidhje e problemit për ushqim për një periudhë të caktuar.

Kushdo që e ndjen të vijë në ndihmë këtyre familjeve në nëvojë është i mirëpritur , kjo është thirrja poetes farida ramadani.

Aktivitete të tilla humane që i vijnë në ndihmë familjeve në nevojë janë dhe si një mesash për të gjithë ne që të bëhemi pjesë e kontributeve të tilla.