I PRANISHËM DREJTORI I ALUIZNIT ARTAN LAME, AKUZON PD PËR ZVARRITJE TË PROÇESIT. Shkodra ka qenë ndalesa e radhës e drejtorit të ALUIZNIT Artan Lame për të bërë shpërndarjen e lejeve të legalizimit. Në fjalën e tij Lame u shpreh se në Shkodër janë rreth 22 mijë objekte që presin legalizimin.

Drejtori i ALUIZNIT foli edhe për zonën turistike të Velipojës. Nga ana e tij prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani u tregua kritik duke kërkuar përshpejtim të këtij procesi për Shkodrën. E pranishme ishte edhe kandidatja e PS për Bashkinë Shkodër keti Bazhdari bashkë me deputetin Namik Kopliku. Gjatë këtij aktiviteti u shpërndanë rreth 800 leje legalizimi ndërkohë që në vazhdimësi pritet që të vijohet me këto ritme.

PUBLICITET