Me datë 11.07.2018, Policia e Tiranës zhvilloi operacionin policor të koduar “Pizza Porosi” prej të cilit u arrestuan 3 shpërndarës picash, aktiviteti i vërtetë i të cilëve ishte shpërndarja e kokainës.

Të arrestuarit janë: Gersi Çeça, 28 vjeç, Renaldo Dalipi, 25 vjeç dhe Albian Avdo, 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Për ta disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin.

Nga Seksioni kundër Narkotikëve është orgnizuar puna për kapjen e tyre në flagrancë dhe më datë 11.07.2018, shtetasi Renaldo Dalipi është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike kokainë.

Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve Gersi Çeça dhe Albian Avdo). Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë – Automjet tip “Audi” – Motori i Picerisë – Tre aparate celular – Fishekë

Artikulli paraprakVETËVRITET BABAI I DY FEMIJËVE ,SHKAK KUSHTET EKONOMIKE
Artikulli tjetërMASHTRONTE SHQIPTARËT ME UDHËTIME NGA ZVICRA E GJERMANIA, ARRESTOHET