Policia e Elbasanit ka arrestuar një 17-vjecar, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi kanabisi të cilën do e shpërndante në afërsi të shkollave. Në pranga ka përfunduar G.K. 17 vjeç, banues në lagjen “5-Maj”.

Njoftimi i policise:Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, gjatë ditës së sotme Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan,

goditën një tjetër rast të tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike, si rezultat i kësaj pune u arrestua në flagrancë shtetasi:
G.K. 17 vjeç, banues në lagjen “5-Maj”, Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë Elbasan, shtetasit të lartëpërmendur në momentin e arrestimit i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike e dyshuar Canabis Sattiva, që e kishte bërë për shpërndarjen në afërsi të shkollave.

Materialet i kaluan Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakVJEHRRA RREH NUSEN, ARRESTOHET
Artikulli tjetërU MERRTE PARA PË T’U KALUAR KUFIRIN TË HUAJVE, ARRESTOHET