Një i ri shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi përdorte skuterin e një mikut të tij për të ofruar kokainë në shtëpi.

24 vjeçari u ndalua dje nga policia në rrugën Landucci të Firenzes, pasi u vu re duke i dhënë një dozë kokainë dy burrave në një makinë.

Në xhepat e tij të pantallonave, ai kishte edhe 25 doza të tjera me një total prej 40 gramësh.

Ditët e fundit, i riu ishte parë duke kryer dërgesa të dyshimta në zonat e Coverciano dhe Campo di Marte. Kjo bëri, që hetuesit të rrisnin monitorimin ndaj tij.

Artikulli paraprakKËRKOHEJ NË TË GJITHË EUROPËN, SHQIPTARI KAPET NGA POLICIA
Artikulli tjetërDËNOHET ME BURGIM TË PËRJETSHËM, GREKJA QË THERI TË RIUN SHQIPTAR