Franca ka raportuar shifra të frikshme të infektimeve të reja me Covid-19.

Sipas BBC, ditën e enjte janë shënuar 30.321 raste të reja, nga 22.591 që ishin raportuar një ditë më parë.

OBSH ka bërë me dije se masat e marra janë shumë të nevojshme për të shmangur kurbën në rritje, teksa miliona qytetarë janë të detyruar t’i binden mbylljes së vendit.

Më herët edhe vende të tjera europiane kanë pësuar rritje të ndjeshme të të infektuarve me koronavirus, ku Anglia, Italia, Polonia, Çekia dhe Gjermania kanë shtrënguar masat deri në ekstrem.